Njoftim për Konkurrim për Zyrat e Lira Noteriale

Kompania Trainkos Sh.A priti sot një mysafir të veçantë, hirësinë e tij Ambasadorin e Mbretërisë së Britanisë, z. Jan Cliff, i cili shoqërohej nga Zyrtarja për Projekte në Ambasadën e Britanisë në Prishtinë znj. Miranda Shala. Ata u pritën nga Kryeshefi Ekzekutiv i Trainkos Sh.A, z. Ruzhdi Morina dhe Drejtori i Bizneseve Operuese, z. Besim Asllani. Ambasadori në këtë takim u njoftua nga afër për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e transportit hekurudhor në Kosovë, sfidat dhe synimet e kompanisë për të ardhmen. Po ashtu, në këtë takim u bisedua për mundësitë e zhvillimit të transportit publik në ofrimin e shërbimeve për qytetarë dhe në veçanti për komunitetet. Më tutje menaxhmenti e njoftoi ambasadorin për projektet e paraqitura lidhur me ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët. Me këtë rast vlen të ceket angazhimet rreth një konceptit të ri siç është ai i “halës së peshkut” me të cilin koncept mundësohet lidhja mes transportit hekurudhor dhe atij rrugor. Kjo formë e zhvillimit të transportit është pjesë e projektit të strategjisë multimodale të Ministrisë së Infrastrukturës. Me jetësimin e këtij projekti transporti publik do të zhvillohej dhe qytetarët tanë do të kenë shërbime më cilësore të transportit. Gjithsesi menaxhmenti theksoi se implementimi i këtij projekti kërkon mbështetjen nga ministritë përgjegjëse për transport dhe autoritetet tjera publike, ndërsa u theksua se kompania ka resurse humane të mjaftueshme për t’i ofruar këto shërbime. Ambasadori, Cliff, mirëpriti angazhimet dhe përkushtimin e kompanisë në qasjen dhe zhvillimin e koncepteve të reja hekurudhore si dhe shprehu interesimin dhe gatishmërinë e tij për të ndihmuar në këtë projekt përmes së cilit do të fitonin tri kategori të qytetarëve: fshatrat të cilat nuk kanë shërbime të mira të transportit e që janë më të izoluara, komunitetet si dhe ato vendbanime që kanë dendësi më të madhe të banorëve.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun-Trainkos Sh.A Fushë Kosovë, 19.06.2012