Njoftim për Konkurrim për Zyrat e Lira Noteriale

Komisioni për Përzgjedhjen e Noterëve,
Duke u mbështetur në Ligjin Nr. 03/L-010 për Noterinë si dhe në Udhëzimin Administrativ Nr. 09/2011 Për Procedurën e Konkurrimit dhe Përzgjedhjen e Zyrave Noteriale, Komisioni për përzgjedhjen e Noterëve hap procedurën e konkurrimit për 51 zyra noteriale në Republikën e Kosovës.
Të drejtë konkurrimi për detyrën e noterit ka kandidati/ja që i plotëson kushtet si vijon:

• të jetë banor i përhershëm i Kosovës;
• të ketë aftësi të plota për të vepruar;
• të gëzojë reputacion të mirë profesional dhe moral;
• të ketë diplomuar në njërin nga fakultetet juridike në Kosovës ose në ndonjë fakultet juridik të një vendi tjetër, pas nostrifikimit të diplomës në Republikën e Kosovës;
• të ketë ushtruar praktikë, në profesion të juristit, në institucione, në ente dhe në organizata të tjera në kohëzgjatje prej tre (3) vjetësh;
• ta ketë dhënë provimin për noter në Kosovë;
• të dëshmojë se është në pozitë t’i ofrojë lokalet dhe pajisjet e nevojshme për ushtrimin e funksionit të noterit në mënyrën e përcaktuar me ligj, në pajtim me kriteret e përcaktuara me aktet nënligjore.

Kandidatët do të diskualifikohen nëse:

• janë ndëshkuar për vepër penale të qëllimshme për të cilën parashihet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej të paktën tre (3) muajsh, apo për cilëndo shkelje që lidhet me përvetësimin e paligjshëm të fitimeve apo me falsifikimin;
• janë në borxhe të thella apo të bankrotuar, për aq kohë sa zgjatë kjo situatë;
• janë anëtarë aktiv të ndonjë partie politike, apo në shërbim të bashkësisë fetare;
• janë larguar nga detyra e gjyqtarit apo shërbyesit civil, me vendim të organit kompetent disiplinor;
• u është hequr e drejta e avokatisë me vendim të Odës së Avokatëve të Kosovës;
• ka filluar procedura e ndjekjes penale për veprat e qëllimshme për të cilat parashihet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej të paktën tre (3) muajsh, apo për cilëndo shkelje që lidhet me përvetësimin e paligjshëm të fitimeve apo me falsifikimin, deri në kohën e heqjes nga akuzat ndaj tyre, apo deri në shfajësimin e tyre.

Kandidatët duhet të specifikojnë komunën në të cilën konkurrojnë për zyrën noteriale. Nëse kandidati/ja konkurron për zyrë noteriale në disa komuna, duhet të specifikoj
deri në tri (3) preferencat e tij/saj.
Konkurrimi hapet për gjithsej 48 zyra të lira noteriale me shtrirjen territoriale në komunat e Republikës së Kosovës, si në vijim:

1. Deçan, 2 zyre;
2. Ferizaj, 2 zyre;
3. Hani i Elezit, 1 zyre;
4. Junik, 1 zyre;
5. Kaçanik, 2 zyre;
6. Klinë, 1 zyre;
7. Mitrovicë, 1 zyre;
8. Novobërd, 1 zyre;
9. Pejë, 2 zyre;
10. Podujevë, 1 zyre;
11. Rahovec, 2 zyre;
12. Skenderaj, 2 zyre;
13. Vushtrri, 2 zyre;
14. Leposaviç, 1 zyre;
15. Shtërpcë, 1 zyre;
16. Zubin Potok, 1 zyre;
17. Kllokot, 1 zyre;
18. Ranillug, 1 zyre;
19. Istog, 2 zyre;
20. Partesh, 1 zyre;
21. Gjakovë, 1 zyre;
22. Gllogoc, 1 zyre;
23. Gjilan, 1 zyre;
24. Prishtinë, 6 zyre;
25. Graçanicë, 1 zyre;
26. Lipjan, 2 zyre;
27. Suharekë, 1 zyre;
28. Viti, 1 zyre;
29. Zveçan, 1 zyre;
30. Fushë Kosovë, 1 zyre;
31. Prizren, 2 zyre;
32. Shtime, 1 zyre;
33. Obiliq, 1 zyre.

Komisioni për Përzgjedhjen e Noterëve përcakton listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e pranueshmërisë në Shërbimin Noterial dhe zhvillon intervista me secilin nga kandidatët që plotësojnë kushtet e pranueshmërisë, më së voni dyzetepesë (45) ditë pas kalimit të afatit të fundit për aplikim në konkurrim.
Kandidatët duhet të sjellin me vete me rastin e aplikimit një kopje të certifikatës që e ka dhënë provimin e noterisë. Afati për aplikim është pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e shpalljes së këtij njoftimi.
Dorëzimi i aplikacioneve bëhet në Ministrinë e Drejtësisë (Zyra për Profesione të Lira) adresa “Ish-Ndërtesa e Rilindjes”, kati i 8-të, Zyra Nr. 803, Prishtinë, Republika e Kosovës.
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel: 038/20018-074, çdo ditë pune prej orës 08:00-16:00.

Prishtinë, 14 Janar 2012.