Pensionohet Noter Naim Rrecaj

Pensionohet Noter Naim Rrecaj

Noter Naim Rrecaj ka ushtruar detyrën e Noterit në Komunën e Obiliqit.  

 

Biografi e shkurtër:

Naim Selim Rrecaj, është i lindur me datë 21.12.1955, në Llaushë, Komuna Skënderaj. Shkollën fillore e kreu në Llaushë dhe Skënderaj. Shkollën e mesme-gjimnazin poashtu e kreu në Skënderaj. Në vitin akademik 1974-1975 u regjistrua në Fakultetin Juridik në të cilin edhe u diplomua në vitin 1979.

Nga muaji mars 1980 deri në vitin 2005 punoi në shërbimin juridik të N.SH. “Kosovarja”, në Fushë Kosovë, ndërsa, nga muaji maj i vitit 2007 deri në muajin qershor të vitit 2012, punoi avokat në Prishtinë.

Prej datës 12 qershor të vitit 2012 deri më 21 dhjetor 2020, ka ushtruar detyrën noter në Zyrën Noteriale në Obiliq.