Pensionohet Noter Rasim Behluli

Pensionohet Noter Rasim Behluli

Noter Rasim Behluli ka ushtruar detyrën e Noterit në Komunën e Rahovecit.  

 

Biografi e shkurtër:

Rasim (Xheladin) Behluli, është i lindur me datë 24.11.1955, në Rahovec ku edhe banon, i martuar dhe ka pesë fëmijë. Z. Behluli ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Prishtinës në vitin 1980, ndërsa provimin e jurisprudencës e kaloi në vitin 1984. Pas diplomimit, ka punuar në administratën komunale në Rahovec. Në vitin 1983 emërohet Gjyqtar në Gjykatën komunale në Rahovec, funksion të cilin e ka kryer deri në vitin 1990, kur është shkarkuar nga pushteti i atëhershëm. Gjatë viteve 1995 deri në vitin 2000 ushtroi funksionin e Avokatit. Në vitin 2000 emërohet përsëri Gjyqtar në Gjykatën komunale në Rahovec, funksion të cilin e ka kryer deri në vitin 2010, e në vitin 2012 është emëruar Gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prizren.

Ndërsa, nga viti 2013 ka ushtruar funksionin e Noterit në Komunën e Rahovecit deri me 24.11.2020, ku dhe ka arritur moshën e pensionit.