Pensionohet Notere Bahrija Skenderi

Notere Bahrija Skenderi ka ushtruar detyrën e Noteres në Komunën e Mamushës.

Biografi e shkurtër:

Znj. Bahrija Skenderi është e lindur me datë 18.03.1954, në Dragash, me vendbanim në Prizren. Znj. Skenderi ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Prishtinës në vitin 1978. Pas diplomimit, ka punuar si sekretare në Farmakos një kohë të gjatë dhe poashtu ka qenë edhe kryetare e grave në Prizren.  Ndërsa nga viti 2012 ka ushtruar funksionin e Noterit në Komunën e Mamushës deri me 18.03.2019, ku dhe ka arritur moshën e pensionit.

Me vendim të Ministrit të Drejtësisë z. Abelard Tahiri, sipas Ligjit Nr.06/L-010 për Noterinë znj.Bahrije Skenderi është noterja e parë që pensionohet në moshën 65 vjeçare.