Pensionohet Noter Ibrahim Elshani

Noter Ibrahim Elshani ka ushtruar detyrën e Noterit në Komunën e Malishevës.

Biografi e shkurtër:

Z. Ibrahim (Sefer) Elshani është i lindur me datë 28.03.1949 në fshatin Astrazup, Komuna e Malishevës. Shkollën fillore e ka kryer në Dragobil dhe Malishevë. Shkollën e mesme në Prizren, dhe nga viti 1970 deri në 1975 ka punuar mësues në shkollën fillore “Emin Duraku” në Dragobil dhe “Ganimete Tërbeshi” në Astrazup. Me datë 13.10.1979, është diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Pas diplomimit ishte punësuar në Kuvendin e Komunës në Rahovec, shërbimi Pronësoro-Juridik. Në ndërkohë ka dhënë provimin për kundravajtje dhe ka kaluar gjygjëtar në Gjykatën Komunale për Kundravajtje në Rahovec. Me datë 21.04.1982, ishte zgjedhur anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit Komunal të Rahovecit- Sekretar për Punët e Brendshme. Me datë 01.05.1985, ishte zgjedhur Kryetar i Komitetit Komunal në Rahovec. Gjatë kësaj periudhe, kishte filluar procedura për themelimin e Kuvendit të Komunës në Malishevë, ku ishte zgjedhur anëtar i Këshillit për themelimin e Kuvendit të Komunës së Malishevës. Në muajin 01.04.1986, ishte zgjedhur Kryetar i Komitetit Komunal në Malishevë. Me datë 01.12.1989, ishte zgjedhur Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Komunës Malishevë, ku dhe ka vazhduar punën deri në vitin 1991 kur edhe janë vurë masat e jashtëzakonshme. Në vitin 2002, z. Elshani kishte dhënë provimin e jurisprudencës, ndërsa me datë 17.05.2002, ishte regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës, licenca nr.731/02, dhe ka ushtruar profesionin e avokatit deri në muajin maj të vitit 2012.

Me datë 23.08.2011, ka dhënë provimin për Noter, ndërsa me datë 16 mars 2012, me vendim të Ministrit të Drejtësisë ishte emëruar Noter për Jurisdiksionin territorial të komunës së Malishevës, dhe ka punuar deri me datë 28.03.2019, në të cilën datë dhe ka arritur moshën e pensionimit.