Oda e Noterëve vizitoi Kryetarin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, z. Ymer Hoxha

Prizren 02.07.2020, Oda e Noterëve e përfaqësuar nga Kryetari z. Aliriza Beshi, i shoqëruar dhe nga Noterët e Prizrenit, vizituan sot Kryetarin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, z. Ymer Hoxha.

Vizita ishte e karakterit falënderues për kontributin e dhënë të Kryetarit Hoxha që nga fillimi i sistemit të Noterisë ku edhe ishte anëtarë i Komisionit për përzgjedhjen e Noterëve. Z. Hoxha poashtu ishte dhe pjesë e Komisionit të caktuar nga Ministria e Drejtësisë për inspektimin e zyrave noteriale, në fillimet e këtij sistemi. Z. Beshi falënderoi z. Hoxha për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve për noterinë dhe njëherit i dëshiroi jetë të gjatë dhe plotë harmoni. Z. Hoxha falënderoi përfaqësuesit e Odës së Noterëve për vizitën dhe kujdesin e treguar.