Oda e Noterëve morri pjesë në Ditët e Notariatit Turk, 3-5 Maj 2019

Me ftesë të Kryetarit të Unionit të Noterëve të Turqisë z. Dursun Cin, Oda e Noterëve të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Kryetari z. Aliriza Beshi dhe z. Arbër Shabani, Sekretar Teknik, morri pjesë në Ditët e Notariatit Turk, të mbajtura në Ankara për datat 3-5 Maj 2019.

Për nderë të shënimit të këtyre ditëve ishte organizuar konferencë, ku hapjen e kësaj konference e bëri Kryetari i Unionit të Noterëve të Turqisë z. Dursun Cin. Si tema të kësaj konference ishin: Noteri si taksa pagues, Noteri si person përgjegjës për taksa, Noteri si thesar publik dhe Noteri si strukturë vetërregulluese sipas taksave, ligjëruar nga z. Kamil Özkan, nga Thesari i Shtetit. Më pastaj u shtjelluan temat si: Përgjegjësitë ligjore të Noterit, sipas Ligjit 162 për Noterinë, të ligjëruar nga z. Emir Ateş dhe z. Hikmet Kanik, Prokuror të Shtetit, dhe në pjesën e tretë tema: Kodi Turk nr. 6698 mbi mbrojtjen e të dhënave personale dhe Ligji për Noterinë, ligjëruar nga znj. Ezgi Ergüneş Duran, Specialiste e mbrojtjes së të dhënave personale.  

Pati dhe prezantime nga vendet e tjera të botës lidhur me sistemet e tyre noteriale, ku prezantuan përfaqësues nga Franca, Hungaria dhe Gjeorgjia. Punëtoria u përmbyll me mbrëmje Galla të organizuar për të gjithë pjesëmarrësit.