Oda e Noterëve merr pjesë në Konferencën me temë “Notariati evroprian dhe sfidat e sotme të shoqërisë”

Prishtinë 07.02.2020 – Me ftesë të znj. Sofia Mouratidou, Presidente e Institutit Evropian për Kërkime dhe Studime Noteriale (I.R.E.N.E), Oda e Noterëve të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Kryetari z. Aliriza Beshi,  morri pjesë në Konferencën me temë “Notariati evroprian dhe sfidat e sotme të shoqërisë”, me rastin e 30 vjetorit të themelimit të këtij instituti, të mbajtur sot me datë 07.02.2020, në Luksemburg.  

Temën “Notariati evroprian dhe sfidat e sotme të shoqërisë” e ligjëroi Nënkryetarja e IRENE znj. Gabriele Hathaler, ndërsa temat tjera që u shtjelluan ishin edhe Drejtësia përmes procedurës; Noteria, qarkullimi i akteve noteriale dhe zbatimi i tyre në Evropë; Roli i noterit drejt drejtësisë, Një rol aktiv apo pasiv?; Noteri dhe të drejtat në in Rem. Pse fusha e pasurive të patundshme është e rezervuar për noterët? Ndërsa në pjesën e dytë, u fol për temat: Dixhitalizimi në profesionet juridike; Dixhitalizimi në fushën e pastrimit të parave; Trashëgimia ndërkufitare – Katër vjet zbatim i Rregullores 650/2012, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit; Rendi publik përmes rregullores; Qasja e dokumenteve në regjistrat e tokës; Certifikata Evropiane e Trashëgimisë.

Kjo konferencë u organizua për nder të festimit të 30 vjetorit jubile të IRENE, e cila u mbajt në hapësirat e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, më 7 shkurt, 2020, në Luxemburg.