Ndërron jetë Noteri Ibrahim Elshani, 1949 – 2020

Prishtinë: 07.05.2020,

Oda e Noterëve të Kosovës me pikëllim të thellë njofton se sot në moshën 71 vjeçare ka ndërruar jetë Noteri Ibrahim Elshani.

Largimi i tij është një humbje e madhe për tërë familjen, kolegët dhe për të gjithë ata që e njihnin atë.

Noter Ibrahim Elshani ka ushtruar detyrën e Noterit në Komunën e Malishevës deri në moshën 70 vjeçare, ku edhe ka arritur moshën e pensionimit.

Oda e Noterëve të Kosovës shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe kolegëve të tij.