Mbahet punëtoria për hartimin e Udhëzimeve Administrative për Noter

Prishtinë, 03 Shkurt 2019 – Oda e Noterëve në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, nga data 01 deri 03 Shkurt 2019, mbajten punëtorinë për hartimin e Udhëzimeve Administrative që derivojnë nga Ligji për Noterinë Nr. 06/L-010.

Sipas agjendës së punëtorisë, u punua në Udhëzimin për organizimin dhe mënyrën e punës së noterëve; për kushtet e zyrës noteriale, hapësirës dhe pajisjet; Për përmbajtjen, formularët, mënyrën e mbajtjes dhe ruajtjes së dokumenteve noteriale, librave dhe regjistrave; Për procedurën disiplinore për noter; Për formën dhe mënyrën e përpilimit të dokumentit, shenjëzimit dhe lëshimit të dokumentit noterial.

Në këtë punëtori nga Oda e Noterëve morrën pjesë Kryetari i Odës z. Aliriza Beshi, z. Shpend Haskaj, Kryesues i Komisionit për aftësim profesional të Noterëve në ONK dhe Sekretari i Odës z. Erdon Gjinolli, ndërsa nga Ministria e Drejtësisë morën pjesë znj. Fadilete Hoxha, Udhëheqëse e Divizionit për Noterinë dhe Përmbarimin Privat, Departamenti për Profesione të Lira; znj. Burbuqe Spahija, Zyrtare e Lartë Ligjore për Noteri në Departamentin për Profesione të Lira dhe z. Isuf Jahmurataj, Zyrtar i Lartë Ligjor në Divizionin për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit.

Punëtoria u mbajt në hotel Dukagjini në Pejë.