Mbahet punëtoria me temë “Dokumentet noteriale, fuqia provuese dhe ekzekutuese e aktit noterial/ Procedura trashëgimore”

Prishtinë, 24.11.2018 –Oda e Noterëve të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Projektin e Financuar nga BE “Mbështetje Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve” dhe Dhomën Kombëtare të Noterëve të Shqipërisë, me datë 24.11.2018, organizuan Punëtorinë për Noterët e Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë.

Tema e kësaj punëtorie ishte: “Dokumentet noteriale, fuqia provuese dhe ekzekutuese e aktit noterial/ Procedura trashëgimore”, me ligjërues nga Bosnja dhe Hercegovina, Prof. Enes Bikić dhe z. Sefedin Suljević (bashkautorë të librave “E Drejta Noteriale dhe E Drejta Trashëgimore”. 

Hapjen e kësaj punëtorie e bëri Kryetari i Odës së Noterëve z. Aliriza Beshi, i cili iu drejtua të gjithë të pranishmëve duke iu falënderuar fillimisht Profesorëve të cilët kanë ndarë kohën e tyre për të ligjëruar si dhe të gjithë të pranishmëve për pjesëmarrjen, poashtu, me një fjalë rasti, pjesëmarrësve iu drejtua dhe Nënkryetari i Dhomës Kombëtare të Shqipërisë z. Fatmir Laçej.

Në pjesën e parë të ditës u shtjelluan nëntemat: “Dokumentet Noteriale – Kuptimi dhe llojet e akteve; Fuqia provuese e akteve noteriale; Dokumenti noterial i përmbarueshëm – kushtet për përmbarueshmëri, ligjëruar nga z. Sefedin Suljević, ndërsa, në vazhdim të kësaj punëtorie, për shkak të kohës së limituar, z. Bikić, më tepër u fokusua rreth Regjistrit të  paluajtshmërive dhe fitimit të pronësisë.

Interesimi për pjesëmarrje në këtë punëtori ishte i madh, poashtu kësaj punëtorie iu bashkëngjiten edhe shumë punëtorë të zyrave noteriale.

Punëtoria u mbajt në Hotel Grand Blue Fafa, Durrës, Shqipëri.