Delegacioni i Odës së Noterëve dhe Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës vizitojnë Odën e Noterëve të Republikës së Maqedonisë

Shkup, 9 shkurt 2019 – Delegacioni i Odës së Noterëve të Republikës së Kosovës i udhëhequr nga Kryetari Aliriza Beshi, anëtarë të Odës si dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, vizituan Odën e Noterëve të Republikës së Maqedonisë.

Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave në lidhje me digjitalizimin e sistemit noterial, sigurinë e të dhënave digjitale, emërimin e zëvendës-noterëve, procedurën disiplinore, dhe tema të tjera që lidhen me noterinë.

Fillimisht u mbajt një takim pune me përfaqësues nga Oda e Noterëve të Republikës së Maqedonisë e udhëhequr nga Presidenti i kësaj Ode z. Vasil Kuzmanoski. Pas takimit, delegacioni mori pjesë në seminarin e organizuar nga Oda e Noterëve të Maqedonisë për noterët e tyre, si dhe në fund, delegacioni vizitoi zyrën e Noterit Muamer Shehu në Shkup. Në zyrën e noterit u prezantua sistemi digjital i noterisë në Maqedoni ku u demonstrua hap pas hapi se si kryet regjistrimi në sistemin e Agjencisë për Prona të Paluajtshme direkt nga zyra noteriale.

Në fund të këtij kësaj vizite, kryetarët e dy Odave shprehën kënaqësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë deri tani, si dhe shpresën se ky bashkëpunim do të thellohet më shumë në të ardhmen.